Të ardhurat nga nafta dhe gazi i sigurojnë cdo Norvegjezi, 185mijë USD sapo lind.

Vlera e fondit kombëtar të mirëqënies në Norvegji, e cila është më e larta në botë, ka arritur ekuivalentin e 1 trilion dollarëve për herë të parë në histori.

Expertët thanë të martën se vlera e fondit u rrit tejmase mbas rritjes se tregjeve globale në bursë dhë një performance të mirë të euros së fundmi.

Fondi kombëtar I mirëqënies së Norvegjisë zotëron rreth 1.3% të të gjitha stoqeve që listohen në bursat botërore dhe rreth 2.3% të atyre që listohen në Europë.

 

Ai u krijua në vitin 1998 si një mënyrë për të kursyer të ardhurat që vendi merr nga industria e naftës dhe gazit për gjeneratat e ardhshme.

Sot, ky fond vlen sa 2.5 herë I prodhimit të brendshëm bruto të Norvegjisë dhe nëse paratë do të shpërndaheshin cdo norvegjezi, fëmijë apo I rritur, do I takonte 185mijë USD.

Norvegjia burimet natyrore I ka përdorur për të pasuruar norvegjezët, e jo politikanët dhe kompanitë e huaja të lidhur me ta.


Comments are closed.

AUTO.AL nga SHQIPERIACOM